Zyrtare/ Klubi i njohur gjerman shkarkon trajnerin

Klubi i Leipzig ka bërë të ditur se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin e tyre amerikan Jesse Marsch, një vendim i mirëmenduar pas disfatës së pësuar në fushën e Union Berlin. Ndihmësi i tij Achim Beierlorzer do të marrë detyrën e trajnerit të përkohshëm dhe do të jetë në pankinë kundër Manchester Cityt të martën (18:45). Leipzig po kalon një situatë të komplikuar me tre humbje radhazi në Bundesligë si dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

 

“Nuk ishte e lehtë të ndahesha me Jesse Marsch sepse e vlerësoj vërtet si person dhe trajner. Është për të ardhur keq që gjërat nuk shkuan ashtu siç shpresonim në këtë plejadë dhe ky vendim u bë i nevojshëm sepse, për fat të keq, nuk u arrit evolucioni i dëshiruar dhe rrjedhimisht rezultatet e nevojshme për të arritur objektivat tona për sezonin”, tha kryetari i Bordi Oliver Mintzlaff.