Berisha: Edhe 5 ditë deri në Kuvendin Kombëtar për një PD më të bashkuar!

Sali Berisha, nismëtari i Lëvizjes “Foltorja” në PD, ka përcjellë mesazhin e ditës për demokratët në të gjithë vendin, që mbeten edhe vetëm 5 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, që do të thotë një PD më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur.

Me afrimin e ditës së Kuvendit të 11 Dhjetorit, që është thirrur nga shumica dërrmuese e delegatëve të PD-së, janë intensifikuar edhe veprimtaritë e liderit historik të PD-së në kuadrin e “Foltores”.

Pikërisht sot, Berisha do të zhvillojë një “Foltore” online, bashkëbisedim online me shqiptarët në New Jersey në SHBA në orën 18:00 me orën e Shqipërisë,