“Mos ki frikë të thuash të dua…” – shkruhet pas videos së Donaldit me Trixën, por në këtë mënyrë Romeo ka dashur edhe të ndalë komentet dashakeqëse ndaj vëllait të tij pas situatave të ndodhura së fundi në shtëpinë e vëzhguar nga sytë e të gjithëve.

Image

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/04/auto_Donald_Veshaj_Beatrix_Bora_Zemani1638648081.jpg", "width": 900, "height": 481 } }

Zgjodhi Beatrix përpara Borës, Romeo Veshaj mesazh Donaldit

I gjithë publiku është ndarë në tri pjesë pas mbrëmjes së djeshme në Big Brother. Pjesa më e madhe, mbështetëse e moderatores Bora Zemani, nuk ka kursyer komente të pafundme kundër Donaldit dhe Trixës – të cilët, sidoqoftë, janë ngarkuar emocionalisht edhe nga presioni publik që mësuan një natë më parë.

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë edhe në rrjet gjatë këtyre ditëve, por ka qenë fokus i spektaklit pothuaj gjatë gjithë mbrëmjes së premte.

Në fillim Donaldi, sjellja e të cilit kundrejt Borës është kritikuar mjaft, dhe pas tij edhe Trixa, u dukën si para një gjyqi ku duhej të jepnin llogari për 'mëkatin' e tyre.

Gjithsesi, pas pëlqimit të shprehur publikisht për Trixën, ‘tradhtia’ e Donaldit dhe veprimi i tij i nxituar është kthyer edhe në çështje rrjeti, aq sa ka bashkuar dhe ndarë edhe personazhe të tjerë të njohur.

‘Trekëndëshi’ i dashurisë është komentuar nga shumë personazhe që kanë mbështetur Trixën, por edhe shumë të tjerë Donaldin.

Mes shumë personazheve, Anxhelina Hadërgjonaj, Endrit Mërtiri, Elena Lika, Fjolla Morina etj., kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Beatrix, por edhe të tjerë si Rudina Dembacaj nuk kanë mbetur pa koment kur u është kërkuar.

Aktorja nuk duket se ka mbajtur anën e asnjë personazhi, por ka ironizuar ata që ‘bëjnë moral’ kur ajo i njeh mirë se kush janë. 

“Çmendim ke për Donaldin+Bora+Beatrix? Jo për gjë, por po zien instagrami”, i shkruan një ndjekës Rudinës, ndërsa ajo ia kthen:

“Në fakt, qesha shumë, kur ca njerëz bënin ‘moral’ kundër Donaldit, ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kanë lënë gjë… qesha me lot. Bora yll, Trixa yll, Donaldi është gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani!”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

 

“Mos ki frikë të thuash të dua…” – shkruhet pas videos së Donaldit me Trixën, por në këtë mënyrë Romeo ka dashur edhe të ndalë komentet dashakeqëse ndaj vëllait të tij pas situatave të ndodhura së fundi në shtëpinë e vëzhguar nga sytë e të gjithëve.