Rritet numri i të prekurve me variantin Omicron në Belgjikë

Deri tani Belgjika ka shënuar 9 raste të variantit Omicron të COVID-19.

Mikrobiologu Emmanuel Andre, bën me dije se tashmë me 4 rastet e raportuara ditën e djeshme shkon në 9 numri i rasteve me mutacionin Omicron.

Rasti i parë Omicron që u zbulua në Belgjikë ishte një grua e pavaksinuar e cila kishte udhëtuar në Egjipt.