FOTO/ Futbollistët e Milanit me fanella në mbështetje të Kjaer

Milani po përballet me Salernitanan, një mungesë e madhe e Rossonerëve për këtë sfidë padyshim që do të jetë Simon Kjaer.

Kjaer u lëndua në ndeshjen kundër Genoas, dhe ky sezon për të ka përfunduar pasi do të jetë jashtë fushave për rreth 6 muaj.

Bashkëlojtarët e tij i kanë mbështetur danezin, duke veshur fanella me mbishkrimin “Forza Simon”.

Në vend të danezit, pritet që Milani të transferojë një mbrojtës qendrorë në afatin kalimtar të janarit.