Edhe SHBA forcon masat për udhëtarët e huaj: Test përveç vaksinimit

Kthimi në një epidemi i variantit të ri Omicron, ka bërë që shumë vende të ndryshojnë politikat e udhëtimit. Së fundi mësohet se edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kriter kryerjen e një testit Covid edhe për personat e avaksinuar.

Urdhri është dhënë nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, dhe parashikon prej dates 6 Dhjetor, që të gjithë udhëtarët në fluturime ajrore të moshës dy vjeç e lart, pavarësisht nga kombësia ose statusi i vaksinimit, të japin prova të një testi viral negativ për COVID-19 (PCR, antigen apo disa lloje testesh në shtëpi) të marra brenda një dite kalendarike përpara nisjes, ose dokumentacionin e rikuperimit përgjatë 90 ditëve të fundit.

Kujtojmë semë herët edhe disa vende të Europës kanë vendosur të njëjtin kriter, ndërkohë që Gjermania dhe Austria kanë vendosur mbyllje për të pavaksniuarit