", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/04/auto_640-0-61485e0f3b8311638618433.jpg", "width": 900, "height": 591 } }

Tha se i dha fund me Borën, por ky reagim i Donaldit bëri sërish lëmsh rrjetin

Donaldi reagoi i prekur kur mori vesh që Bora Zemani ishte duke e pritur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, por deklaroi mbrëmjen e djeshme se i ka dhënë fund lidhjes me të, duke mbyllur njëherë e mirë historinë aq shumë të përfolur.

Ai u shpreh se kishte pritur një shenjë nga Bora pasi i dërgoi varësen dhe njëkohësisht pranoi se e pëlqen Beatrixën dhe nuk po tallet me të.

Mirëpo, pavarësisht se me Borën mori fund, Donaldi nuk lejon askënd që të flasë keq për të.

"Unë atë njeriun e respektoj. Nuk lejoj të flasë njeri keq për të”, tha ai gjatë një bisede me Einxhelin dhe Beatrixën.

Einxhel i tha se askush nuk po flet keq, ndërsa Donaldi u shpreh se thjesht dëshiron ta hedhë pas krahëve atë që ka ndodhur.

"Unë dua që kjo goca këtu në asnjë koment të mos vihet në këtë lloj pozite, të mos e vërë vetë veten në këtë lloj pozite”, i tha Einxheli.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)