Derbi gjerman/ Dortmund-Bayern, skuadrat luftojnë për titull

Borussia Dortmund e pret në shtëpi Bayern Munichun në ndeshjen që luhet në orën18:30.

Dy skuadrat janë në vendet e para në Bundesligë momentalisht, Bayerni prin me 31 pikë, ndërsa Dortmundi është e dyta me 30 pikë.

Bayerni ashtu edhe Dortmundi po luftojnë për titull këtë edicion, ndërkohë, sonte pritet një ndeshje rivalizuese mes tyre.

Pesë duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve të gjitha i ka fituar Bayerni .