Donaldi thotë se i vjen keq për Borën, por nuk i kërkon falje

Sonte në ‘Big Brother Prime’, sigurisht që një nga temat më të nxehta ishte ajo e trekëndëshit të famshëm të krijuar, Bora-Donald-Beatrix.

I ftuar në dhomën  e rrëfimit për të sqaruar më shumë mbi raportin e tij me Beatrix dhe mbi historinë e tij të lënë përgjysmë me Borën, Donaldi pa gjithashtu një klip të rrugëtimit të tij sentimental në shtëpi, duke nisur që nga romanca e tij me prezantuesen e njohur.

Donaldi gjithashtu pa dhe një klip që tregonte se Bora e kishte mbajtur varësen e tij gjatë gjithë kësaj kohe dhe i pyetur nga Arbana nëse ai ka diçka për t’i thënë Borës, ai u shpreh: "Ndjehem shumë keq, tani e kuptoj që  duket vërtet  sikur nuk e kam respektuar dhe më vjen keq për këtë situatë".