Donaldi: ‘E putha Borën por nuk ndjeva dashurinë e mëparshme’

Sonte në ‘Big Brother Prime’, sigurisht që një nga temat më të nxehta ishte ajo e trekëndëshit të famshëm të krijuar, Bora-Donald-Beatrix. 

I ftuar në dhomën e rrëfimit për të sqaruar më shumë mbi raportin e tij me Beatrix dhe mbi historine e tij të lënë përgjysmë me Borën, Donaldi pa gjithashtu një klip të rrugëtimit të tij sentimental në shtëpi, duke nisur që nga romanca e tij me prezantuesen e njohur. 

Pasi ai pa klipin e gjate të mbushur me deklarata të ndryshme dhe kontradiktore ai foli gjithashtu dhe me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Sonila Meço. 

Ndër të tjera i pyetur në lidhje me atë çfarë ndjeu kur pati një përballje me Borën, ai u shpreh:  

“Nuk është se ndjeva atë çfarë kam ndjerë më përpara sepse janë thyer shumë gjëra.”