Kukësi pa drita, rreth 60 mijë banorë pa energji elektrike

Qyteti i Kukësit dhe fshatrat e këtij rrethi kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se Kukësi dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita prej orës 19:00.

Rreth 60 mijë banorë të rrethit të Kukësit kanë mbetur në errësirë.

Raportohet se ka defekt në transformatorin e Rexhepajve. Po punohet për riparimin e këtij defekti.