‘Postoi videon me emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit’, Ina Zhupa hakmerret ndaj anëtarit të kryesisë

Anëtari i Kryesisë së PD Sarandë, Spiro Vaso ka denoncuar për Syri.net një tjetër veprim hakmarrës nga ana e deputetes së PD Sarandë, Ina Zhupa.

Sekretari Organizativ i kësaj dege, me urdhër të Ina Zhupës, e ka hequr nga grupi i WhatsApp, pasi Sipro Vaso ka postuar videon ku lexoheshin emrat e delegatëve të Sarandës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas Vasos, Sekretari Organizativ nuk ka të drejtë të heqi anëtarin e Këshillit Kombëtar nga grupi i punuës në WhatsApp, pasi ai grup është për të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës Sarandë.

Kujtojmë që para pak kohësh, pak ditë para se të zhvillohej foltorja e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka kërcënuar anëtarin e kryesisë Spiro Vaso pasi ky i fundit lajmëroi delegatët për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha.