Do të fitojë 10 milionë paund nëse sjell Haaland tek Manchester United? Ja si përgjigjet Rangnick

Eksperti gjerman Ralf Rangnick është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Manchester United pas zgjidhjes së problemeve administrative dhe sot për të është organizuar një konferencë për shtyp.

Sipas mediave britanike, Rangnick do të përfitojë deri në 10 milionë paund në rast se do të arrijë të sjellë Erling Haaland në Manchester, ndaj strategu gjerman është pyetur për këto thashetheme.

Gjermani ka gjetur një mënyrë të veçantë, për t’u tallur me këtë thashetheme. Ai ka shfletuar kontratën që ka firmosur dhe ka renditur disa futbollistë për të cilët do të merrte 10 milionë nëse i sillte tek United.

"Po, 10 milionë për Haaland, 10 milionë për Mbappe, 10 milionë për Leëandoëski dhe 10 milionë për Kimmich. Sigurisht, kjo nuk ka kuptim. Sigurisht që nuk ka klauzola të tilla në kontratën time." - tha Rangnick duke qeshur.

Kujtojmë se eksperti gjerman nënshkroi kontratë për gjysmë viti, pas së cilës u transferua në një rol këshillues në klub.