Uuuh! - 7 nga fotot më qesharake të kafshëve që morën çmimin e vitit

Majmunët e artë si mëndafsh, arinjtë e zinj dhe rakunët ishin yjet e shfaqjes në çmimet e sivjetme të "Comedy Wildlife Photography" 2021.

Fituesit e konkursit vjetor u shpallën në BBC, ku Ken Jensen mori çmimin e parë për foton e tij mahnitëse të një majmuni në Grykën Longsheng, Kinë, të titulluar 'Ouch!'


'Oh!' - fituesi i çmimeve Comedy Wildlife Photography për 2021. Ken Jensen

Në konkurs u shfaqën mbi 7000 imazhe nga e gjithë bota që shfaqnin momentet më qesharake të kafshëve të egra.