'Ha ha ha! Po unë s'kam kënduar ndonjëherë': Kledi Hysa zbulon ca sekrete të Big Brother VIP

"Unë, muzikës?!!! Ha ha ha!!! I madh je! Unë s’kam kënduar ndonjëhërë, s’kam zë! Ha ha ha !!! Unë thjesht bëj ndonjëherë sikur di të “rrepoj”,kështu “free style” por...” 

Me të tilla të qeshura rrezatuese e  ka mbushur intervistën me Flavio Qarrin sot në “Kafe Shqeto”, Kledi Hysa - fotomodeli i njohur i firmave ndëkombëtare, që e ka ngritur karrierën e tij në Austri. E njëra nga pyetjet ishte se mos kushedi, kishte në plan të bënte tani t'i futej muzikës a të bënte ndonjë videoklip. 

Megjithatë, Kledi Hysa u bë më i njohur në atdheun e tij pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP dhe Flavio Qarri e ngacmoi që të tregonte disa prej atyre sekreteve të asaj shtëpie televizve. P.sh. cili mendon Kledi Hysa se do të jetë fituesi i asaj loje?! Ndiqni intervistën e plotë me Kledi Hysën në videon e mëposhtme./ ar.sh/SYRI.NET