VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Lulzim Basha ka rol në shpalljen ‘non grata’

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje telefonike me emisionin ‘Çim Peka Live’, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni që ekzistonte një dosje nga drejtësia belge në ngarkim të Lulzim Bashës.

Berisha tha se kishte nisur të dyshonte pas deklaratave të kryeministrit Rama në parlament.

Berisha foli edhe për përfshirjen e Bashës në dosjen ‘Muzin’ dhe deklaroi se Lulzim Basha kishte rolin e tij në vendimin për shpalljen ‘non grata’.