VIDEO/ ‘Shpërthen’ stadiumi, shikoni çfarë ndodh në minutën e fundit të Juventus - Milan

Në minutën e 90 + 7 është vendosur fati i takimit Juventus - Milan.

Vendasit kanë fituar një penallti pasi De Sciglio, sipas arbitrit, ka kapur topin me dorë. "Një penallti e dyshimtë", shkruajnë mediat italiane.

Nga pika e bardhe Dybala është treguar i saktë duke shënuar golin e fitores për Juven. Kjo ka mjaftuar që stadiumi të ‘shpërthejë’ në brohoritma.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1.