VIDEO/ Përfshihet nga zjarri shtëpia në Gjirokastër, parandalohet tragjedia

Ditën e sotme, një banesë në lagjen “Kodrat e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Sipas raportimeve të mediave, mësohet se shkak është bërë soba e drurit në dhomën kryesore të banesës 1-katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në dhomën ku kanë rënë zjarri ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.