Ristani: Basha është orientuar drejt parasë, ka tre çështje penale në ngarkim të tij

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv me moderatoren Sonila Meço, foli për çështjen e Toyota Yaris.

Ristani theksoi se Basha është orientuar drejt parasë, duke shtuar se janë tre çështje të hapura në ngarkim të kreut aktal të PD-së.

“Basha e ka kthyer në dyqan qënien e tij në PD, duke përfituar financiarisht. Nuk është rastësi që akuzohet për pastrim parash në lobimet që ka bërë në Amerikë.

Kudo që bëhet fjalë për para, flitet për Bashën, si për paratë për Toyota Yaris, Rruga e Kombit etj. Basha është orientuar drejt parasë. Nuk janë rastësi akuzat për vilat që kemi parë. Basha ka mbi supe tre çështje”, deklaroi Ristani.