", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/02/auto_YllLimani-780x4391638453482.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Ylli Limani ka një mesazh publik për vajzën që i dedikoi albumin: Ndenje pak në jetën time...

Ylli Limani di gjithmonë si të surprizojë fansat e tij dhe një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.

Ai ka ndarë lajmin e bukur se brenda pak ditëve, me datë 5 dhjetor, do të publikohet mini-albumi me titull “Lshoja zanin”, i cili përmban 5 këngë:

 

“Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë dhe “Çka nëse”.

Këtë lajm ai e shoqëroi me një dedikim për të gjithë ata që kanë qenë pranë tij dhe e kanë shtyrë që ta finalizojë këtë projekt të nisur shumë vite më parë.

 

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte pjesa e fundit e këtij dedikimi ku ka treguar se albumin ia ka kushtuar një vajze që e ka frymëzuar për këto këngë, me të cilën nuk është më.

Artisti ka treguar se ka kaluar shumë kohë dhe tani nuk i dhemb më kjo histori e shkuar.

 

“Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe. Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë.

 

Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent.

Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndenje shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt”, ka shkruar Ylli. 

View this post on Instagram

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)