Misteri i mutacionit 'Omicron'/ Infektohet doktori i vaksinuar tri herë

Një doktor nga Izraeli është infektuar me variantin e ri të koronavirusit, edhe pse ishte i vaksinuar tri herë.

Doktori Elad Maor, 45 vjeç, tha se është infektuar nga varianti Omicron.

Sipas Daily Mail, doktori thotë se me shumë mundësi është infektuar në Londër gjatë një konference me 1250 të pranishëm.

Por nëse ai është infektuar më 23 nëntor, atëherë mbetet mister fakti se kur është përhapur varianti i ri. Kjo për shkak se në këtë periudhë, varianti sapo ishte pikasur në vendin e origjinës, në Afrikën e Jugut.

Mjeku, baba i tre fëmijëve, tha se vuajti nga simptoma të lehtë, si dhimbje fyti, temperaturë dhe dobësi muskujsh.

Doktori izraelit tha se kishte infektuar edhe një koleg me Omicron.

Varianti i ri ka krijuar shqetësim në mbarë botën dhe ka shtuar thirrjet për marrjen e një doze shtesë të vaksinës.