Atentati ndaj prokurorit Ndoji, dy të mitur si dëshmitarë, ja çfarë panë

Në Gjykatën e Posaçme u paraqiten dy të mitur për të dëshmuar në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilaj, në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

BalkanWeb raporton se dy vëllezërit e mitur shoqëroheshin nga babai i tyre dhe një psikolog. Ata kanë parë autorët e dyshuar të atentatit, gjatë momentit kur kanë braktisur makinën në Shkafanë.

Të miturit nuk dëshmuan pasi seanca u shty për shkak se munguan avokatët e Redjan Rrajës. Ky i fundit ndërkohë konfirmonte nga regjimi '41 bis' se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se në atentatin ndaj prokurorit të Durresit, Arjan Ndoj, dhe mikut të tij Aleksander Laho i njohur si Rrumi, të cilët mbetën të plagosur, viktimë mbeti Andi Maloku shoferi i automjetit mbi të cilin u qëllua.