Tifozi pësoi arrest kardiak, futbollisti i Chelsea lajmëron arbitrin dhe i shpëton jetë

Një tifoz ka pësuar një arrest kardiak në fillimin e ndeshjes së Premier League.

Marcos Alonso ka njoftuar arbitrin për atë që po ndodhte në shkallët e stadiumit dhe ndeshja është ndërprerë.

Stafet mjekësore të dy ekipeve i kanë shkuar në ndihmë tifozit dhe kanë arritur ta stabilizojnë.

Dy ekipet janë kthyer në fushë pas 30 minutash.