‘Kërko falje’/ Ish-gazetari i VOA, Ikonomi, sulmon ashpër Yuri Kim

Ish-gazetari i VOA, organi zyrtar i DASH, Ilir Ikonomi ka reaguar ashpër ndaj urimit të Ambasadës Amerikane në 29 nëntor për 77-vjetorin e Çlirimit.

Në komentin e tij në faqen e Facebook të ambasadës, Ikonomi thekson se e ashtuquajtura Dita e Çlirimit nuk është uruar asnjëherë nga paraardhësit e ambasadores Juri Kim.

Ikonomi kërkon që ambasada amerikane të kërkojë falje ndaj të gjithë atyre që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri.

‘Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë uruar asnjëherë këtë të ashtuquajtur Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas mendimit tim modest, ky ishte një gabim i madh diplomatik nga ana juaj dhe atyre, që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri’, i keni borxh një ndjesë të madhe, sa më shpejtë të jetë e mundur', shkruan Ikonomi në Facebook.