Aktorja turke bëhet nënë për herë të parë: Jam e lumtur që vajza nuk është Akrep...

Aktorja e njohur turke, Ozge Ozpirinci është bërë sot nënë për herë të parë. 35-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme në orën 15:17.

Sipas mediave turke, nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Ky është fëmija i parë për Ozgen dhe aktorin turk Burak Yamanturk.

Pak kohë më parë Ozge e ftuar në një emision tha se dëshiron që vajza mos të lindte nën shenjën e zodiakut Akrep.

 

“Lutem që vajza mos të lindë Akrep. I pëlqej vajzat akrep, por ato i bëjnë vetes shumë dëm dhe kanë mendime të errëta”.

Ajo zbuloi gjithashtu se dëshiron që vajzës t’ia vendosë emrin Uzum, por bashkëshorti nuk e pëlqen këtë emër prandaj na mbetet të presim çfarë ka vendosur çifti.