I përfshirë në dosjen ‘Habilaj’, Gjykata e dënon ish shefin e sektorit kundër narkotikëve

Ish zyrtari i lartë i policisë Vlorë u gjykua me gjykim të shkurtuar e për këtë, nëse shpallen fajtor përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Prej nëntorit të vitit 2017 ish oficeri është në kërkim, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të stukturuar kriminal të ashtuquajtur “Habilaj”.

Sipas SPAK, rol aktiv rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila. Sipas akuzës ai dyshohet se ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët. Dosja Habilaj prej 4 vitesh është në dorë të autoriteteve dhe 4 anëtarë të këtij grupi u dënuan në total me 37 vite burg disa muaj më parë nga Gjykata e Posaçme. Për ketë çështje në proçes është në gjykim edhe ish ministri Tahiri dhe ish shefi policisë vlore Jaeld Çela.