Shanset e Armando Brojës për të qenë titullar në Southampton-Leicester

Ditën e sotme skuadra e Southamptonit do të zbresë në fushë për t’u përballur brenda në shtëpi me Leicesterin.

Paraqitja e mirë e Armando Brojës ndaj Liverpoolit, ku ra në sy me disa shpërthime në krah, edhe pse rezultati ishte negativ, e avantazhon sulmuesin shqiptar për të qenë nga minuta e parë në formacionin e trajnerit Hazenhytel.

Aktualisht skuadra e Southamptonit ndodhet në vendin e 16-të në Premier Ligën angleze, duke grumbulluar në 13 javë të këtij sezoni, 14 pikë.