Bie nga shkallët duke punuar, plagoset rëndë 40-vjeçari te ‘Don Bosko’

Ishte duke punuar në një restorant te “Don Bosko”, plagoset rëndë 40-vjeçari pasi ra nga shkallët.

Njoftimi:

Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.