VIDEO-SYRI TV/ Të përndjekurit, deputetëve: Distancohuni, veprat e diktaturës të ndalohen me ligj

Të përndjekurit politikë dënojnë tentativat për glorifikimin e rregjimit komunist, që u evidentua gjatë ditëve të festës së pavarësisë. Përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve nga rregjimi diktatorial, kanë dalë sot më një deklaratë ku shprehin indinjatën e tyre në lidhje me atë çfarë  ndodhi në kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti I PS-së Bujar Çela festonte me foton e diktatorin Enver Hoxha.

Gjithashtu ata dënojnë dhe rivënien në skenë të komedisë Prefekti, e cila ironizon dhe vë në në lojë figurat nacionaliste të vendit.

Përfaqësuesit e shoqatave Indrit Hoxha dhe Besim Ndregjoni, kërkojnë që parlamenti të marrë masa ndaj deputetit Çela, si dhe kërkojnë hartimin e një ligji ku të ndalohet vënia në skenë e veprave të realizimit socialist.