Ragmi Mustafa: Serbia na e ndalon edhe flamurin, synon të na ndajë nga shqiptarët e tjerë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, në një prononcim për emisionin A Show në Syri Tv të moderatorit Adi Krasta, foli për faktin sesi e priti Luginën e Preshevës ky 28 Nëntor.
Mustafa thekson se Serbia ka synuar dhe vazhdon që të synojë që të përçajë shqiptarët.
Ai shton se shteti serb është i vetmi vend në ish-Jugosllavi, që ndalon edhe flamurin shqiptar të valëvitet në Luginë.
“Serbia ka synuar përherë që të na ndajë nga shqiptarët e tjerë. Shteti serb është i vetmi vend në ish-Jugosllavi që ndalon flamurin.
E nga ana tjetër kërkon që flamuri serb të jetë në Kosovë dhe në Bosnjë, por ne i themi se ne jemi shqiptarë e autoktonë. Serbia mund të ndryshojë ligjet, por ne flamurin tonë kombëtar nuk e ndryshojmë dot”, deklaroi Mustafa.