VIDEO/ Taksisti në gjendje të dehur në Tiranë, shoqërohet në komisariat

Drejtuesi i një automjetit taksi është kapur në gjendje të dehur në Tiranë.

Ai është ndaluar nga blutë e kryeqytetit dhe i është nënshtruar testit të alkoolit.

Siç duket kjo video që sjell SYRI, nga ky test shoferi i taksisë me targa AD750T ka rezultuar i dehur në masën 1.16 mg/l.

Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa do të procedohet penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur.