Fitoi çmimin ‘Lev Yashin’, Donnarumma nuk harron Milanin

Gianluigi Donnarumma fitoi trofeun “Lev Yashin”, si portieri më i mirë i sezonit ta kaluar.

22-vjeçari ia dedikon atë Milanit dhe kombëtares italiane, me të cilën triumfoi në Evropian:

“Ishte një vit i pabesueshëm për mua, duke nisur nga rikthimi në Champions me Milanin, deri tek Evropiani i pabesueshëm me të cilin i lumturuam të gjithë italianët.

Pastaj erdhi transferimi te PSG-ja. Jam krenar. Ishte një shenjë e fatit, sepse më kishin ndjekur gjithnjë.

Falënderoj presidentin dhe Leonardon për besimin, shpresoj që t’ua shpërblej në fushë, duke dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe duke shpresuar që të fitoj shumë. Faleminderit të gjithë familjes sime, që më ka qëndruar gjithnjë shumë pranë. Falënderoj edhe shokët dhe trajnerët”.

Donnarumma u shpall kampion Evrope me Italinë dhe ishte një pikë kyçe e rikthimit të Milanit në Champions. Gjatë merkatos së verës portieri u transferua tek PSG me parametër zero.