Panik në Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet

Policia e Tiranës lajmëron se një makinë ka marrë flakë në kryeqytet.

Mësohet se një makinë rreth orës 18:15, në rrugën "Gramoz Pashko", ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën "Gramoz Pashko", ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.