FOTO/ Një shqiptar zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Hungari

Një futbollist shqiptar ka vend në 11-shen më të mirë të javës që kaloi në Hungari.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Partizanit, Jasir Asanin, i cili me formën e tij të treguar ka arritur të fitojë një vend në listën e futbollistëve më të mirë të javës.

26-vjeçari shënoi dy gola në fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së tij Kisvardës që arriti kundër rivalëve të MTK Budapest.

Asani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, që pas transferimit te skuadra hungareze në korrik të këtij viti.