", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/30/auto_WhatsApp_Image_2021-11-30_at_12.31.491638277546.jpeg", "width": 900, "height": 600 } }

Dega 4 e PD në Tiranë publikon emrat e delegatëve: Ne besojmë tek Berisha, Basha na çon veç në humbje

Dega numër 4 e PD në Tiranë bën publike emrat e 97 delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor të vitit 2021.

Në total kjo degë ka plot 111 delegatë, ku 92 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ndërsa 5 janë në emigracion.

Emrat e tyre janë lexuar përpara selisë së PD-së nga nënkryetari i kësaj dege i cili tha se besonin më shumë tek lëvizja e ish kryeministrit Sali Berisha dhe jo tek Basha të cilin e cilësoi si kryetar humbës dhe tha që PD nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë.

Pse keni vendosur të jeni pjesë e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha dhe jo të atij të thirrur nga Lulzim Basha?

Nënkryetari i degës: Ne kemi caktuar datën tonë duke qenë se ne mendojmë se vendimet e marra nga Basha deri sot kanë qenë në kundërshtim të statutit. Ne nuk jemi kukulla por njerëz që zbatojmë vendimmarrjen e PD-së.

Duke qenë se ky është një person që na çon vetëm në humbje, ne besojmë vetëm tek lëvizja e Berishës. Ai duhet të mbronte dhe anëtarin më të thjeshtë të PD jo më themeluesin historik të PD-së, Sali Berishën.

Të rregullohet statusi i kryetarit, nuk mund të vazhdojë të emërohet në post në pafundësi. Do diskutohet edhe largimi i Bashës, por kjo nuk do thotë se ai është përjashtuar nga PD, mund të kandidojë si kryetar por të jetë anëtar i thjeshtë.

View this post on Instagram

A post shared by SYRI (@syri.tv)