Zbulohet vota e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’

Për “Topin e Artë” që akordohet nga revista prestigjioze francize “France Football” votojnë gazetarët nga çdo vend i Botës.

Për Shqipërinë të drejtën e votës e ka gazetari i sportit, Besnik Dizdari, i cili është njëherësh edhe presidenti i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri (ASPA).

Çdo gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 emra futbollistësh dhe t’i vlerësonte me gjashtë pikë vendin e parë, 4 të dytin, 3 të tretin e kështu me radhë.

Përveç kësaj gazetarët kanë votuar edhe për portierin më të mirë, me të njëjtin sistem vlerësimi, duke përzgjedhur tre emra.

Ja si ka votuar Dizdari

JORGINHO (6)

Lionel Messi (4)

Robert LEWANDOWSKI (3)

Leonardo BONUCCI (2)

PEDRI (1)

« Trophee Yachine » 2021

Gianluigi DONNARUMMA (3)

Emiliano MARTINEZ (2)

Edouard MENDY (1)