Dëborë edhe në juglindje, në Dardhë 30 cm

Rreshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor. Nga informacionet e deri më tanishme të siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim.

Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm. Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme.