Dëbora mbyll rrugën e Arbrit, ja porosia e policisë për shoferët

Reshjet e dëborës që kanë vijuar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës kanë krijuar problemet e para në shumë zona të vendit.

Sipas informacioneve të Syri Tv nga Dibra është ka probleme për shkak të reshjeve të dëborës në rrugën e Arbrit. Në segmentin nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë bay-pasi deri në Xibër Murrizë, segment i rrugës së Arbrit, është i bllokuar.

Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur. Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Nga Klosi është devijuar qarkullimi në rrugën e vjetër.