‘Me teke rakie para nuk dinë çfarë firmosin’/ Demokratët ia japin përgjigjen live Gazment Bardhit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi vazhdon të fyejë me fjalor të padenjë anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe mbi 5 mijë delegatët.

Në një prej daljeve të fundit në media, të cilën Syri.net e sjell me zë dhe figurë, Bardhi ka deklaruar se 60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki.   

Por një deklaratë të tij në Facebook para pak minutash, ai ka akuzuar mediat se kanë transformuar fjalët e tij dhe duan të përçajnë demokratët.

Menjëherë të shumta kanë që komentet në postimin e tij, ku e kanë masakruar për shkak se të gjithë e panë me zë dhe figurë se si Bardhi i kishte ofenduar delegatët, kur tha se ‘60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki’.