Delvinë/ Po kulloste bagëtitë, 58-vjeçari bie në përrua dhe ndërron jetë (Emri)

Një 58-vjeçar në Delvinë, teksa kulloste bagëtitë në fshatin Tatzat, ka rënë në përrua.

Mësohet se për pasojë shtetasi Shaban Qoku ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.