E rëndë në Fier/ Gjendet një trup i pajetë në kanal, dyshimet e para

Një person i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Mujalli te Fierit. 

Dyshohet se ai është mbytur disa ditë më parë, ndërkohë që trupi u gjet vetëm sot.

Njoftimi i Policisë
Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.