Tragjike në SHBA/ Nëna dhe katër fëmijët gjenden të vdekur, ja kush mund t’i ketë qëlluar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një grua me katër fëmijët e saj është gjetur e vdekur në banesë, e qëlluar me plumba arme.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri, që dyshohet se është babai i fëmijëve, u arrestua më vonë nga ana e forcave të policisë.