Tenton ti ‘rrëmbejë’ sulmuesin, Manchester City hedh sytë nga Reali

Manchester City është në kërkim të një sulmuesi që të garantojë shumë gola në një sezon.

Emri i parë në listën e drejtuesve është Karim Benzema.

Francezi po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është një ndër kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.

Sipas prestigjiozes “The Sun” anglezët kanë kontaktuar lojtarin për të parë mundësinë e një transferimi në merkaton e verës. 

Francezi shihet si një alternativë e bujshme nëse nuk arrihet tek sulmuesi i Totenhemit, Harry Kane.

Këtë sezon Benzema ka qenë i pandalshëm duke shënuar 16 gola dhe dhënë 8 asiste në të gjitha kompeticionet.