VIDEO/ Aksident në Gjirokastër- Kakavijë, shkak lagështira në rrugë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër – Kakavijë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.