VIDEO/ ‘Varianti Omicron’, Dollenberg: Strukturë e panjohur! Pacientët përkeqësohen brenda disa orëve

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, përfaqësuesja e Federatës së mjekëve shqiptar në Europë, Aurora Dollenberg ka folur mbi varianti i ri i COVID-19 Omicron, si dhe pasojat e tij te pacientët dhe masat që do marin shtetet e BE.

Në një lidhje nga Gjermania, Dollenberg theksoi se Omicron nuk është një pasardhës i atyre varianteve që kemi njohur deri tani. Është një variant krej ndryshe i Covid-19 që nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë nga viruse të mutuara deri tani.

Ferko: Çfarë flitet në Gjermani për Omicron?

Dollenberg: Ndryshe nga Delta, Omicron është një mutacion komplet i ri. Nuk është një pasardhës i atyre varianteve që kemi njohur deri tani. Është një variant krej ndryshe i Covid-19 që nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë nga viruse të mutuara deri tani. Ky variant afrikan po na çudit për nga struktura gjenetike dhe për mënyrën që po shfaqet te pacientët nga ana simptomatike, pasi ka simptoma shumë të lehta dhe të kamufluara, të cilat në momentin e parë për mjekun dhe pacientin mund të cilësoheshin si një virozë apo një gjendje e përgjithshme e keqe, por me dizavantazhin e madh pasi përkeqësimi i gjendjes së pacientit ndodh edhe brenda disa orësh.