VIDEO/ Vjosa del nga shtrati, alarmohen banorët

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati.

Sipas raportimeve nga terreni, shtrati i lumit ka dalë në pjesën e pazarit te tregu i gjësë së gjallë në Novoselë.

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati.