Zyrtarizohet Ralf Ragnik, fjalët e para si trajner i Manchester United

Manchester United zyrtarizoi Ralf Ragnik si trajnerin e ri të skuadrës.

Ai do të mbajë këtë pozicion deri në fund të sezonit, teksa foli rreth aventurës së tij të re.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për të bërë një sezon fitues. Skuadra është e mbushur me talente dhe ka një miksim ndërmjet lojtarëve të rinj, por dhe atyre me eksperiencë.

Objektivi im në gjashtë muajt e ardhshëm është që të nxjerr më të mirën e këtyre lojtarëve, individualisht por dhe si skuadër”, tha tekniku 63-vjeçar.

Ralf Ragnik u emërua si trajner pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer për shkak të rezultateve negative.