Moti i keq/ Përplasen makinat në Unazën e Elbasanit, dërgohen në spital

Moti i keq dhe lagështira në rrugë janë bërë burim aksidenti mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Në unazën e qytetit janë përplasur dy automjete. Kjo përplasje ka ndodhur, pasi makinat kanë rrëshkitur.

Menjëherë në vendngjarje kanë arritur ambulancat. Në urgjencën e spitalit janë dërguar disa persona, që janë lënduar nga aksidenti.