", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/28/auto_Screenshot_16-13-780x4391638131039.png", "width": 900, "height": 507 } }

Publikon fotografi me të ëmën pas daljes nga Big Brother VIP, Fifi: Më kishte munguar era jote...

Filloreta Raçi-Fifi javën e kaluar u tërhoq nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk po ndihej mirë dhe se dëshironte të kujdeset më shumë me veten.

Ajo u tërhoq nga loja ditën e enjte, një ditë pas spektaklit të madh të së premtes, në të cilin po ashtu ishte e pranishme.

Artistja nga Ferizaj ka folur për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndonëse ishte një nga përvojat më të vështira në jetën e saj.

Pas daljes nga BBV, këngëtarja u prit mirë e ngrohtë nga miqtë, të afërmit e gjithashtu edhe nga familjarët.

E njëjta së fundmi ka publikuar një fotografi pranë të ëmës, për të cilën tha se i kishte munguar shumë.

“Më kishte munguar era jote nënë”, u shpreh Fifi.

Edhe brenda shtëpisë, krijuesja e hitit “Diell” theksoi se është shumë e afërt dhe ruan një raport të veçantë me prindërit. 

View this post on Instagram

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)