Sfidë emocionuese deri në fund, Chelsea dhe Manchester United ndajnë nga një pikë në 'Stamford Bridge'

Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë në Stamford Bridge pas barazimit 1-1, në ndeshjen e javës së 13-të në League.

Chelsea ishte superiorë që nga fillimi i ndeshjes dhe fakti që kishte 68% të posedimit të topit dhe deri në 10 gjuajtje në drejtim të portës së “Djajve të kuq” flet qartë për dominimin e bluve në pjesën e parë. Megjithatë, rrjetat nuk u arrit të tundej.

Shumë shpejt pas nisjes së pjesës së dytë, United kaloi në epërsi. Jorginho bëri një gabim të madh në mesin e fushës si mbrojtësi i fundit dhe Sancho e shfrytëzoi këtë dhe e zgjidhi shumë mirë situatën në momentin që doli një për një me portierin, duke dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Jorginho e shleu gabimin në minutën e 69-të pasi realizoi penalltinë pa problem dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Deri në fund të lojës, Chelsea dominoi absolutisht sfidën dhe ishte një mrekulli që i ndali ata të mos shënonin golin e avantazhit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Chelsea mban vendin e parë në Premier League me një pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. United u ngjit në vendin e tetë pasi kaloi Brighton dhe Leicester. Chelsea pret Watford javën e ardhshme, ndërsa United përballet me Arsenalin.

Rezultati dhe golashënuesit:

Chelsea - Manchester United 1:1 (Penallti Jorginho 69' - Sancho 50')

Renditja: